Armët, tenderat dhe trafiku/ Shehaj: Zyrtarët dolën të mbroheshin, por bënë autogol me deklaratat e tyre
Ekspertja e financave Brisida Shehaj ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përgjimet dhe akuzat për trafikun e armëve, të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Shehaj u ndal te deklaratat publike pas publikimit të përgjimeve, duke argumentuar se mënyra e reagimit të personave të përfshirë dhe e kompanisë që pranoi autenticitetin e përgjimit, por e cilësoi atë të paautorizuar, sipas saj, ngritën edhe më shumë pikëpyetje. Shehaj theksoi veçanërisht përmbajtjen e bisedave, ku, sipas saj, flitej për tendera, armë, ambulanca, makina dhe mënyrën e prodhimit e paketimit të tyre jashtë vendit, ndërsa Shqipëria përmendej si vend për paketimin. Ajo lidhi këto zhvillime edhe me pyetjet e opozitës drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes gjatë muajve të fundit për prodhimin e armëve dhe kompaninë KAYO, duke deklaruar se...
Burimi:
ntv.al