No Image Available

“Armët nga Afrika, paketohen në Shqipëri”/ SPAK i sekuestron telefonin edhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

TIRANË-Teksa në duart e hetuesve të Prokurorisë së Posaçme ndodhen telefona, kontrata dhe dokumente të lidhura me kompaninë shtetërore KAYO, raportohet se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, Ard Veliut dhe Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.