Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Armëpushimi me Iranin, Netanyahu shpall “fitoren”: Shmangëm shkatërrimin e plotë
Netanyahu theksoi se fitorja e shpallur nga Tel Avivi përfaqëson eliminimin e dy kërcënimeve ekzistenciale për Izraelin: programin bërthamor dhe raketat balistike iraniane. “Ne hoqëm dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale, kërcënimin bërthamor dhe atë të raketave balistike. Po të mos kishim vepruar, do të përballeshim së shpejti me rrezikun e shkatërrimit të plotë,” tha Netanyahu. Ai bëri me dije se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin “eliminuar komandën e lartë iraniane”, përfshirë tre shefa shtabi, shkencëtarë bërthamorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit në Teheran. Kryeministri izraelit shtoi gjithashtu se gjatë ofensivës, janë goditur objektiva kyç të...