Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Armenia dhe Azerbajxhani “afër marrëveshjes historike të paqes” në Shtëpinë e Bardhë
Armenia dhe Azerbajxhani mund të jenë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje historike të paqes – ose të paktën shpalljes së saj – kur udhëheqësit e të dyja vendeve të jenë mysafirë të presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë më 8 gusht. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, po ashtu pritet të jetë atje për bisedime të mundshme. Megjithatë, ende nuk është e qartë se në çfarë formati do të jenë takimet në Uashington. Asnjë nga tre kryeqendrat nuk ka publikuar informacione përfundimtare. Megjithatë, raportimet e mediave, që citojnë burime diplomatike, sugjerojnë se Trumpi mund t’i presë Pashinianin dhe Aliyevin veçmas, para një takimi trepalësh më 8 gusht. Palët mund të mos nënshkruajnë asnjë marrëveshje, por...