Arlinda përcillet drejt banesës së fundit/ Burg ish-bashkëshortit, kunati i dyshuar për vr*sjen ende në arrati
Në Radac të Pejës, të martën iu dha lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra nga kunati i saj. Mes dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve, në ceremoni u dëgjuan edhe thirrje për drejtësi për një grua që, pavarësisht kërkesave për ndihmë, nuk arriti të mbrohej nga institucionet e vendit. Rasti i rëndë po hetohet edhe në drejtim të përgjegjësisë së mundshme të autoriteteve për trajtimin e ankesave të saj. Në të njëjtën ditë, në Gjykatën Themelore në Pejë u mbajt seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj. Ai u paraqit para gjykatës nën përcjelljen e një numri të shtuar të zyrtarëve policorë. Prokuroria Themelore në Pejë kishte kërkuar një muaj paraburgim ndaj Sylajt, nën dyshimin për...
Burimi:
kohajone.com