Arkivi i Shtetit ekspozon dokumente të rralla të Migjenit në 115-vjetorin e lindjes

Arkivi i Shtetit ekspozon dokumente të rralla të Migjenit në 115-vjetorin e lindjes

Në përkujtim të 115-vjetorit të lindjes së Migjeni, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli një ekspozitë dokumentare mbi jetën dhe kontributin e këtij shkrimtari në letrat shqipe. Aktiviteti u zhvillua në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku qytetarë të shumtë, nxënës, si edhe dashamirës të kulturës dhe të letërsisë, patën mundësinë të shihnin dorëshkrime prej procesit krijues të poetit, fragmente të veprës “Vargjet e Lira”, si edhe vjersha të tematikave të ndryshme. Një hapësirë të posaçme në këtë ekspozitë, patën edhe materialet arkivore në lidhje me veprimtarinë e teatrit “Migjeni” ndër vite. Në ekspozitë u paraqitën dorëshkrime nga poezitë “Kanga e rinisë”, “Vjeshta në parakalim”, “Një natë pa gjumë”, “Dy Buzë” etj; lutje e Migjenit dërguar Ministrisë së Arsimit për një shkëputje dymujore nga mësimdhënia, me...