Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Arkivat kanadeze: Shqipja, gjuha më e vjetër në Ballkan
Duke rrëmuar nëpër bibliotekën kombëtare të Québec u ndesha me këtë artikull, me titull “The perplexed Albanian” botuar më 16 prill të vitit 1910 në gazetën “The Québec Chronicle”.Përkthimi më poshtë, shkruan Jeta Dedja:“Një gjuhë pa alfabet. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po ankohet kundër bollëkut të librave dhe përmbytjes me fjalë të printuara, shqiptarët, një nga popujt më të vjetër të kontinentit, po ulërijnë për mjetin më elementar të shprehjes, alfabetin.Në këtë vend të thjeshtë, pa alfabet, ku fëmijët nuk u shqetësuan kurrë për ABC-në e gjuhës që folën, ku krijuesit nga majat e maleve nxorën historitë e tyre më të bukura e poetët, kënduan më të ëmblat vargje, duke i rënë lahutës në kullat e zjarrit, Turqia ka mbjellë farën e...