Ariana Grande mbyll turneun në Londër mes emocioneve dhe tërhiqet nga skena publike
Ariana Grande e ka përmbyllur në Londër turneun e saj „Eternal Sunshine“, në një koncert të mbushur me emocione, që shënon edhe fillimin e një pauze të saj nga jeta publike. Koncerti i fundit u mbajt të martën në mbrëmje në O2 Arena, ku Grande përfundoi një turne prej 41 datash dhe një rezidencë dhjetë netësh në Londër. Gjatë performancës, këngëtarja u përlot disa herë, ndërsa një nga momentet më prekëse erdhi gjatë interpretimit të „One Last Time“. Kënga ka marrë një domethënie të veçantë për Grande dhe fansat e saj pas sulmit terrorist në Manchester në vitin 2017, kur u shndërrua në një prej këngëve më të lidhura me kujtimin e viktimave dhe solidaritetin me të mbijetuarit. „Londër, do të kem nevojë që të...
Burimi:
kultplus.com