Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Ari që Zogu la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë!
DOKUMENTI ME VLERËN REALE… …Meraku kryesor i Mbretit në ditën fatale të 7 prillit 1939, ishte si të shpëtonte familjen e tij. Mbretëresha dhe djali i saj dy ditësh një orë e gjysmë para pushtimit u nisën me një karvan makinash përmes malesh drejt kufirit grek. Zogu mandej transmetoi një mesazh për popullin e tij, duke i kërkuar të vazhdonte të luftonte, por të paktë ishin ata që kishin radio ndaj dhe të paktë ishin ata që e dëgjuan thirrjen e tij. Përpjekja e tij përfundimtare, për të biseduar me italianët qe krejt e kotë, ndaj dhe ai, mandej mori vendimin fatal, të ndjekë gruan e tij në arrati. Duket se pamundësia për të bërë luftë guerile në male bëri që Mbreti të zgjidhte largimin...