Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ardenica po restaurohet / Manastiri tërheq shumë turistë të huaj në Lushnje për historinë e tij, jo vetëm fetare
👁10641
Manastiri i Ardenicës në Lushnjë, një ndër pasuritë e mëdha kulturore të vendit, po i nënshtrohet një rikonstruksioni, për shkak të dëmtimeve të pësuara ndër vite. Prej ditësh, ka nisur ndërhyrja në pjesët e dëmtuara të manastirit, në mure, kolonat mbajtëse, kalldrëme dhe pjesë të çatisë. Pavarësisht punimeve, grupet e turistëve në monumentin kulturor nuk kanë të ndaluar çdo ditë. Turistët nga Izraeli e cilësojnë shumë mbresëlënëse vizitën në këtë manastir. “Kisha është shumë e vjetër, ne në Izrael kemi manastire më të vjetra, por është tepër impresionuese të shohësh vendin ku Skënderbeu kurorëzoi martesën me gruan e tij. Është...