Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League
Arbitrat shqiptarë do të jenë në fushë të enjten në dy ndeshje të kompeticioneve europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, të programuara për t’u zhvilluar në orën 18:45. Në UEFA Europa League, Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Torreense – Sunderland, që do të zhvillohet në stadiumin “Estádio Municipal de Leiria”. Në këtë takim, dy asistentët e Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt. Albert Doda është caktuar në rolin e AVAR. Ndërkohë, në UEFA Conference League, Florian Lata do të drejtojë sfidën Riga FC – FC Kairat Almaty, e cila do të luhet në stadiumin “Skonto Stadions”, në orën 18:45. Lata do të ketë në krah asistentët Erind Burgu dhe...
Burimi:
sportekspres.com