Arbërorja Angjelinë, kush ishte kunata e Skënderbeut të cilën serbët e quajnë “nënë”

Arbërorja Angjelinë, kush ishte kunata e Skënderbeut të cilën serbët e quajnë “nënë”

Nga Artan Shkreli Angjelina është një shenjtore e Kishës Ortodokse, të cilën sllavët e nderojnë posaçërisht. U lind në Berat me prinder princin e madh arbër Gjergj Aranitin dhe fisniken e pasur Marie Muzaka. Motër e vogël e Donikë Kastriotit, gruas së Skënderbeut, Angjelina u edukua në kurtin arbëror me virtytet më të larta të kohës për një vajzë. U martua (v. 1461), në kombinim aleance antiturke, me princin trashëgimtar të Despotatit të Serbisë Stefan Brankoviçin, i cili u strehua një periudhë në Arbëri e më pas në Itali ku vdiq herët (v. 1476). Themeluese, me ndihmën e mbretit hungarez Matthias Corvinus, e manastirit të Krushedolit, u shpall më pas shenjtore në Mitropolinë Hungaro-Vllahe që udhëhoqi i biri (edhe ai shenjtor). Vdiq në dekadën e...