Arbër Hajdari konfirmon pozicionin si opinionist, por Monika Kryemadhin kyç gojën
Shtatori dhe muajt në vijim zakonisht sjellin valën e madhe të kuriozitetit rreth spektaklit më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania”, dhe duket se lëvizjet e para kanë nisur zyrtarisht në rrjetet sociale. Moderatori i njohur i emisionit, Ledion Liço, ka ndarë një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet në ambientet e shtëpisë më të famshme, shoqëruar me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”. Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe figurave publike, por ai që ka tërhequr më shumë syrin është komenti i Arbër Hajdarit. I njohur për rolin e tij si opinionist në edicionet e kaluara, Arbëri i ka komentuar Ledionit: “O Zoteri a do te kem ty kte vit?” Ky koment ka mjaftuar që ndjekësit...
Burimi:
ntv.al