Arbër Hajdari kandidat për Tiranën? Erion Braçe sfidon: E mirëpres!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar kandidaturën e përfolur të Arbër Hajdarit për Bashkinë e Tiranës, duke deklaruar se është i hapur për një garë brenda partisë për përzgjedhjen e kandidatit. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në një bisedë me moderatoren Ori Nebiaj, Braçe u pyet se çfarë mendimi kishte për mundësinë që Arbër Hajdari të garojë për drejtimin e kryeqytetit. Socialisti theksoi se nuk dëshiron të paragjykojë asnjë kandidaturë, ndërsa nënvizoi se kushdo që ka ambicie politike duhet parë si një potencial. “Unë nuk e shoh si punën time. Në rast se do të ketë garë dhe do të jemi përballë, e mirëpres. Garë për të qenë kandidat. Habibi në Amerikë mundi fillimisht një kandidat brenda partisë së tij. Pyetjen...
Burimi:
ntv.al