Arben Iliazi: Poezia e Donika Dabishevcit, similitudë e fuqishme dhe tronditëse
***U zgju hala pa u zbardhë mirë,nisi me t’shpejt tana rangt’ e shpisë me i krye,me la, me gatu, me vizllu gjithkah,mrena e jashtë,me i rahatu fmitë, me i ba gati për shkollë,tuj nga shpejt, pa frymë, poshtë e naltë,𝑡’𝑖 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑎 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑎 𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑑𝑢𝑒𝑟, tha𝑠𝑒 𝑠’𝑘𝑟𝑦ℎ𝑒𝑛 𝑘𝑡𝑜 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑡’𝑠ℎ𝑘𝑟𝑒𝑡𝑎, 𝑠’𝑘𝑟𝑦ℎ𝑒𝑛 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑣𝑎𝑘𝑡!…nanë ku je, nanë ku i kam çorapat,nanë ku asht’ kjo, nanë ku m’ka hupë ajo,nanë, nanë, nanë…nanë anej, nanë knej, nanë ktu, nanë aty, nanë, nanë, nanë…kur ju terruen sytë… tuj u shalakatë,menxi e gjeti nji copë vendi me e ungjë trupin, veç pak me pushue,e… pa ditë gja….veç kur i mshoj nji sakicë n’kry…𝑃𝑠𝑒 𝑏𝑟𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑟𝑒̈, tha… 𝑐̧𝑘𝑎 𝑏𝑎𝑛𝑎… 𝑘𝑎𝑓𝑗𝑎 𝑘𝑒 𝑔𝑎𝑡𝑖…dhe e lëshoi nji psherëtimë…e vdiq…Dielli lshoi rrezet fort e nisi...
Burimi:
kultplus.com