Arben Duka: Ne dhe Shqipëria
Poezi nga Arben Duka Shpërndarë pa fund dhe pa fillim,Si zogjtë e korbit nëpër botë,Mallkuar qofsh o vendi im,Që as me bukë nuk na mban dot. Ca sharlatanë, ca ujqëri,Na turpëruan njëmijë breza,Moj rrënjëdala Shqipëri,Ç’m’i pate ditët kaq të zeza. Gjithë djalëria që ti nxore,Dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,Shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,Se bëjnë punën e zezakut. Një pikë ujë t’u kërkosh,Dot nga asnjë nuk merr përgjigje,Ndaj lidh në kokë shami të zezë,Dhe ulëri brigje më brigje. Vite dhe shekuj pa mëshirë,Moj Shqipëri sa shumë të tretën,Që kur ka lindur Europa,Ti si një qyqe mbete vetëm. Sikur të biesh në greminë,Kjo botë-kurrë s’lëviz as gishtin,Rron Izraeli shumë më mirë,Edhe pse vari Jezu Krishtin. ObserverKult Lexo edhe: ARBEN DUKA NDËRROI JETË PËR SHKAK...
Burimi:
kultplus.com