Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arabia Saudite prezanton një sistem të ri klasifikimi për lejet e punës tek punëtorët e huaj
Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj për të rritur efikasitetin e tregut të punës dhe për të tërhequr ekspertizë ndërkombëtare, si dhe për të mbështetur objektivat e Mbretërisë për Vizionin 2030. Iniciativa, e njoftuar nga Ministri i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Social Ahmed al-Rajhi, do t’i kategorizojë punëtorët e huaj në tre nivele, shumë të kualifikuar, të specializuar dhe bazë, bazuar në faktorë të tillë si kualifikimet, përvoja, aftësitë teknike, nivelet e pagave dhe mosha, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA). Sistemi hyri zyrtarisht...