Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

Arabia Saudite ka njoftuar masa të reja parandaluese kundër përhapjes së virusit Ebola, duke përfshirë pezullimin e udhëtimeve drejt dhe nga Kenia, pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike nga autoritetet shëndetësore. Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA), masat e reja parashikojnë pezullimin e udhëtimeve të qytetarëve sauditë drejt Kenias, si dhe ndalimin e lëshimit të të gjitha kategorive të vizave për shtetasit që vijnë nga ky vend i Afrikës Lindore. Gjithashtu, Mbretëria do të ndalojë hyrjen e udhëtarëve që vijnë nga Kenia, përfshirë edhe ata që udhëtojnë përmes vendeve të treta, nëse kanë qëndruar në Kenia apo në vende të tjera të prekura nga Ebola gjatë 21 ditëve para mbërritjes. Këto kufizime janë pjesë e masave parandaluese të vendosura që prej vitit 2019 dhe të...