
Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max
👁8005
Apple lançoi një Mac Studio të ri, kompjuterin desktop për profesionistët që kërkojnë performancën më të lartë të mundshme. Kompania po provon diçka të re me Mac Studio ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin mes çipeve M4 Max dhe M3 Ultra. Mac Studio fillon prej 1,999 dollarë dhe porositë mund të bëhen prej ditës së sotme. Kompjuteri do të jetë në dyqane prej datës 12 Mars. Pavarësisht numrit të versionit, M3 Ultra është procesori më i ri i linjës M-Series. Versioni “Ultra” nënkupton një version më të fuqishëm procesori sesa “Max” i cili në vetvete është më i fuqishëm sesa “Pro.”...
Burimi:
Pcworld.al