Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi. Sipas uniformave blu janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false. Janë sekuestruar 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat...
Burimi: Kohajone.com