Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO. Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit...