Burimi:
Syri.net

Apeli i Posaçëm nxjerr zbuluar pronarët e mediave që përdor Veliaj për të shantazhuar! Zbardhen shkrimet denigruese ndaj prokurorit dhe gjyqtarit
👁5589
Në vendimin e arsyetuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë evidentuar me fakte dhe data të gjitha shkrimet e bëra nga mediat në shërbim të Veliajt. Janë të shkruara e zeza në të bardhë emrat e pronarëve të mediave që kanë bërë shkrime siç theksohet në dosje denigruese. "Gjykata konstaton se këto komunikime të personit nën hetim Erion Veliaj me bashkëshorten e tij, personin nën hetim Ajola Xoxa, dhe vëllanë e tij, shtetasin Arbër Veliaj kanë sjellë rezultatet e dëshiruara, pasi në disa media janë publikuar shkrime fyese dhe denigruese në drejtim të gjyqtari...