Apartamenti në Vlorë kthehet në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet i riu, shpallet në kërkim kinezja

Apartamenti në Vlorë kthehet në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet i riu, shpallet në kërkim kinezja

Një rast prostitucioni është goditur nga policia në qytetin bregdetar të Vlorës. Është arrestuar në flagrancë 28-vjeçari Fatjon Spaho dhe është shpallur në kërkim shtetasja me kombësi kineze Fengmei Gong, të cilët kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale. Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin...
Burimi: Javanews.al