Apartamenti i sekuestruar në Kodrën e Diellit në pronësi të Ajola Xoxës, zbulohet dëshmia kyçe

Apartamenti i sekuestruar në Kodrën e Diellit në pronësi të Ajola Xoxës, zbulohet dëshmia kyçe

Mbyllja e hetimeve për Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa ka evidentuar fakte korrupsioni të reja të çiftit dhe familjarëve të tyre, që sipas SPAK kanë ardhur si pasojë e pozicionit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në dosjen prej 500 faqesh që SPAK ka dërguar në gjykatë evidentohen tre raste të pastrimit të parave në investim për pasuri të paluajtshme. Në dosje evidentohet që Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut ka porositur një objekt në godinën ‘Bookbuilding’ pranë Sahatit te Tiranës. Ky objekt leja e të cilit është firmosur nga Erion Veliaj ka ngjallur diskutime të shumta pasi...