Apartament i njëjtë shitet dy herë, ja cila është noterja që futi qytetarët në kurth për 70 mijë €

Apartament i njëjtë shitet dy herë, ja cila është noterja që futi qytetarët në kurth për 70 mijë €

Një notere është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në këkrim për shpërdorim të detyrës. Noterja Majlinda Demollari akuzohet se ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Më herët në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar një 31-vjeçar që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet dhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi...