Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Anulohet tenderi për Milot-Balldre, Ministria e Infraskturës: Asnjë ofertë nuk plotësonte kushtet e kërkuara
Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre. Ministria e Infrastrukturës argumenton në njoftimin e anulimit se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk është vlerësuar e përshtatshme pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuara. Koncesioni për ndërtimin dhe operimin e autostradës Milot-Balldre ka një vlerë prej 364.7 milionë lekësh dhe është me një kohëzgjatje prej 35 vitesh. Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.