Anulohet koncesioni për autostradën Milot-Balldre, zbulohet arsyeja

Anulohet koncesioni për autostradën Milot-Balldre, zbulohet arsyeja

Pas më shumë se 6 muajsh nga hapja e tenderit 364 milionë Euro për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre, koncesioni është anuluar zyrtarisht. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një njoftimi zyrtar, informon se shkak për anulimin është bërë mosparaqitja e asnjë oferte të përshtatshme. “Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, njofton Ministria e Infrastrukturës. Kompanitë që kishin aplikuar, janë njoftuar për skualifikimin e tyre nga gara.
Burimi: Sot.com.al