Antoneta Sevdari dhe Afërdita Ndoj zgjidhen anëtare të KLP-së
Prokuroret Antoneta Sevdari dhe Afërdita Ndoj janë zgjedhur anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Zgjedhjet u zhvilluan gjatë mbledhjes së Këshillit në ambientet e Polit të Drejtësisë, pas një procesi që ishte bllokuar prej javësh për shkak të kërkesave të ndërsjella për përjashtimin e anëtarëve nga vendimmarrja. Më 8 tetor 2026, KLP rrëzoi me shumicë votash kërkesat për përjashtimin e anëtarëve, duke i hapur rrugë vijimit të procesit të zgjedhjeve. Në garë për vendet e përfaqësimit të prokurorisë janë pesë kandidatë: Adnan Xholi, prokuror i SPAK; Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme; Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust; Rovena Zoto, prokurore në Tiranë; dhe Ylli Pjetërnikaj, pedagog dhe prokuror. Antoneta Sevdari është rikthyer në sistemin e drejtësisë pas një beteje ligjore që përfundoi...
Burimi:
ntv.al