Antioksidantët që mbrojnë qelizat, 5 ushqime që ndihmojnë në plakjen e shëndetshme

Antioksidantët që mbrojnë qelizat, 5 ushqime që ndihmojnë në plakjen e shëndetshme

Nga boronicat dhe çokollata e zezë te domatet, arrat dhe çaji i gjelbër, disa ushqime përmbajnë substanca që mbrojnë qelizat nga dëmtimi oksidativ. Shkenca shpjegon pse ato janë të rëndësishme për shëndetin dhe jetëgjatësinë Në organizmin tonë zhvillohet vazhdimisht një proces që nuk mund ta shohim me sy. Gjatë metabolizmit, por edhe nën ndikimin e ndotjes, rrezatimit ultraviolet dhe tymit të duhanit, krijohen molekula të paqëndrueshme, të njohura si radikale të lira. Kur sasia e tyre tejkalon aftësinë mbrojtëse të organizmit, shfaqet stresi oksidativ, një gjendje që mund të dëmtojë qelizat, proteinat dhe materialin gjenetik. Ky proces lidhet me plakjen biologjike dhe zhvillimin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe çrregullimet neurodegjenerative. Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, organizmi ka mekanizmat e...