Ku është Milan Radoiçiç? Ish-inspektori i BIA-s: Ka ikur në Rusi, edhe pse i është marrë pasaporta

Ku është Milan Radoiçiç? Ish-inspektori i BIA-s: Ka ikur në Rusi, edhe pse i është marrë pasaporta

Milan Radoiçiç, i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë, është larguar nga Serbia dhe ka shkuar në Rusi. Këtë e pretendon ish-inspektori i Agjencisë Serbe të Sigurisë (BIA), Milan Zvezdanoviç, i cili i tha televizionit N1 se kjo bazohet në informatat e tij jozyrtare nga BIA. Pretendimin ende nuk e ka konfirmuar asnjë institucion. Lajmin e ka raportuar mbrëmë portali serb Nova.rs. SI MUND TË IKTE PA PASAPORTË? Kjo është pyetja kryesore. Sipas informatave jozyrtare të Nova.rs, në shtator 2026 gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Lartë në Beograd e zgjati masën që i ndalon Radoiçiçit të largohet nga vendbanimi. Atij i ndalohet të largohet nga Serbia dhe të hyjë në Kosovë, duhet të paraqitet në stacionin policor të Savski Venacit më...