Portugalia nderon Ronaldon në mungesë, Danimarka e poshtëron në Bragë
Karlos Forbs, është lojtari i parë që mbajti numrin 7 të Portugalisë që nga tërheqja e Ronaldos nga futbolli me Kombëtaren. Përpara startit Portugali- Danimarkë, Kombëtarja luzitane i bëri nderim të veçantë Kristiano Ronaldos, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij historik në futbollin portugez. Të gjithë futbollistët zbritën në fushë me fanella me numrin 7, numër të cilin e mbante Ronaldo.Por jo vetëm kaq. Në stadiumin e Bragës në minutën e 7-të të gjithë në tribuna ndezën telefonët duke krijuar një koerografi festive për nder të idhullit të tyre që pas zënkës me trajnerin Zhezus u tërhoq nga futbolli me kombëtaren e Portugalisë. Mesazhin i FPF: “Obrigado, Capitão” (Faleminderit, kapiten) figuroi në mungesë të CR7 i cili nuk ka pranuar për momentin një ceremoni...
Burimi:
sportiim.al