Konferenca për media/ Trajneri Maran dhe Asllani: Bjellorusia kundërshtar i vështirë, maksimumin për objektivin
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në prag të ndeshjes së fundit në grupin C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, që do të luhet nesër në orën 18:00. Trajneri Rolando Maran vlerësoi Bjellorusinë si një kundërshtar të fortë, por theksoi se Kombëtarja është e përgatitur dhe e vendosur për të dhënë maksimumin. Tekniku kuqezi u shpreh se skuadra nuk do të bëjë llogari, por do të fokusohet te paraqitja e saj dhe te arritja e objektivit final. Sa i përket formacionit, Maran bëri me dije se vendimi përfundimtar do të merret pas vlerësimit të gjendjes fizike të lojtarëve. A do të ndihet mungesa e Ramadanit dhe si është gjendja e...
Burimi:
sportiim.al