Euro U17 2027/ Përmbysje fantastike e Shqipërisë ndaj Skocisë

Euro U17 2027/ Përmbysje fantastike e Shqipërisë ndaj Skocisë

Kombëtarja shqiptare U-17 ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Skocisë, në ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan tri pikë me shumë vlerë në Grupin 4. Shqipëria e nisi ndeshjen në disavantazh, pasi Skocia kaloi në avantazh në minutën e 8-të me anë të Ngwenya. Kuqezinjtë reaguan në pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 60-të, me Gean Ramadanin, duke rikthyer baraspeshën në rezultat. Në minutën e 72-të, Rajan Dybeli realizoi golin e përmbysjes, duke kaluar Shqipërinë në avantazh 2-1. Mesfushori kuqezi ishte sërish protagonist në minutën e 90+4, kur shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-1...