Ngec Kosova, vendi i dytë tani kërcënohet nga Irlanda

Ngec Kosova, vendi i dytë tani kërcënohet nga Irlanda

Kosova dështon të tentojë kreun e Grupit B3 në Ligën e Kombeve teksa sot barazoi në “Fadil Vokrri” 0-0 me Izraelin. Dardanët e drejtuar nga Franko Foda edhe pse dominuan në 66′ (goditën dhe traversën) nuk arritën të gjënin një gol duke humbur terren e vënë në vështirësi njërin nga dy vendet e para. Kjo pasi ndeshja e fundit më 17 nëntor në Dublin (20:45), do të luhet ndaj një rivali në transfertë siç është Irlanda. Në fakt, sot vështirësitë për Kosovën u shtuan në minutat e fundit të takimit, pasi mesfushori Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me një lojtar më pak për shumë minuta. Ndërkaq qëndrimi në Ligën B lidhet me favorin për vazon e shortit...