Ndryshimi i planit fillestar, Pentagoni shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa

Ndryshimi i planit fillestar, Pentagoni shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po planifikon tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa, një shifër më e ulët nga sa kishin frikë aleatët evropianë të NATO-s. Sipas burimeve të Bloomberg pjesa më e madhe e reduktimit të trupave do të prekë Gjermaninë, ku aktualisht është e përqendruar një pjesë e konsiderueshme e pranisë ushtarake amerikane në kontinent. Vendet evropiane anëtare të NATO-s kishin shprehur shqetësimin se Pentagoni mund të tërhiqte deri në 25 mijë ushtarë nga rreth 80 mijë trupa amerikane të dislokuara në Evropë. Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet të jetë vetë Donald Trump ai që do të përcaktojë numrin e trupave që do të largohen. Duket se shkurtimet e trupave amerikane të dislokuara në Europë pritet të...