Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Antikushtetues’/ Vokshi: Drafti i ri i Kodit Penal, një manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës, PD do të bëjë transparencë të plotë
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në Syri Tv, në edicionin informativ ttë lajmeve ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për diskutim publik në një moment që ajo e cilëson të papërshtatshëm dhe të qëllimshëm. “Në mënyrë të qëllimshme, drafti është hedhur për diskutim gjatë muajve të verës, kur vëmendja e qytetarëve është minimale për shkak të pushimeve. Askush nuk po merr autorësinë e këtij dokumenti, i cili prek drejtpërdrejt çdo qytetar shqiptar dhe përbën një ndër aktet më të rëndësishme ligjore për sistemin e drejtësisë,” deklaroi Vokshi....