“Antikorrupsioni”, Fatmir Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente për punën e Komisionit të Posaçëm

“Antikorrupsioni”, Fatmir Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente për punën e Komisionit të Posaçëm

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, ka dalë sot në një konferencë për mediat në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së këtij komisioni, si dhe për të bërë një bilanc të punës së realizuar deri më tani. Në nisje të takimit, Xhafaj kujtoi se e ka filluar drejtimin e këtij komisioni me një bashkëbisedim me gazetarët për të bërë publike qëllimin e ngritjes së komisionit dhe në fund të mandatit ndien detyrimin për ta përmbyllur  po me një bashkëbisedim me gazetarët, në funksion të transparencës me ta dhe me qytetarët. Xhafaj...