Ansambli Popullor në Gjenevë,  trashëgimia shqiptare në një nga qendrat  e rëndësishme kulturore evropiane

Ansambli Popullor në Gjenevë, trashëgimia shqiptare në një nga qendrat e rëndësishme kulturore evropiane

Nga Julia VRAPI Folklori popullor u përcoll me interpretimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në mbrëmjen kulturore të Shqipërisë në Gjenevë. Në kuadër të Asamblesë së 66-të të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë të Zvicrës, Shqipëria u prezantua me një ekspozitë shoqëruar nga një mbrëmje kulturore, ku artistët e Ansamblit Popullor shpalosën një program të pasur folklorik. Artistët e Ansamblit Popullor sollën para delegacioneve nga bota ngjyrat, ritmet dhe shpirtin e traditës shqiptare. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor thotë se në Gjenevë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore...
Burimi: Sot.com.al