Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin
Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me folklorin popullor në Skenën Verore në Ulqin në Mal të Zi. Nën sloganin “Folk On Tour”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore inauguroi edicionin e 37-të të kësaj skene, me një program të pasur artistik që solli këngë dhe valle, që lartësojnë trashëgiminë tonë kombëtare. “Nën tingujt e traditës, Ulqini u bë një skenë e gjallë e folklorit shqiptar!”, thuhet nga TKOBAP. Sipas teatrit, një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të shumtë që duartrokiti dhe shijoi me entuziazëm një program të përzgjedhur...