Burimi:
Javanews.al

Ankorimi i anijes muze ‘Art Explora’ në Durrës, Rama: Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman!
👁12876
Në hapjen e kësaj anije muze për publikun shqiptar ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ministri i Francës për Europën, Benjamin Haddad dhe zëvendësministrja e Kulturës, Elira Pipa. Në fjalën e tij, Rama tha se ankorimi në Shqipëri i anijes muze “Art Explora” shihej si diçka e parealizueshme më parë, ndërsa theksoi se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në vitin 2024, ishte e para “që prej periudhës së pushtimit osman”. “Kur flasim për flamurin francez në këtë kohë bëhet diçka më normale, sepse e ndjenim larg Francën, e...