Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, “Kushtetuesja” kalon në seancë kërkesën e Magjistratëve
foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave. Pas miratimit në Kuvend të formulës së re për pagat e magjistratëve, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kishin paralajmëruar. Në kërkesën e tyre, shoqatat kërkojnë shfuqizimin e ligjit nr. 95/2026, që ndryshon ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, ata kërkojnë pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i qeverisë i ftoi publikisht magjistratët në një tryezë të përbashkët, një ditë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për pagat e magjistratëve me 84 vota pro, që parashikon rritjen e pagës referuese me...
Burimi:
zeri.ai