Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ankimimi për rezultatin në Shkodër, PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmailit nga KAS: Është në kushte njëanshmërie
Përfaqësuesi ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Marash Logu, paraqiti sot një kërkesë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, ndërsa po shqyrtohet ankimimi i bërë për rezultatin zgjedhor në Shkodër. Në kërkesën e PD-së theksohet se prania e Ilirjan Rusmalit nuk garanton një proces të rregullt ligjor për palën ankuese, në drejtim të garantimit të parimit të paanshmërisë. Sipas PD-së “ky anëtar, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë presidentit të republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve dhe...