Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ankimimi i Ilir Metës/ Kërkon lirinë, ja kur do të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së
Meta, i cili po hetohet nga SPAK për një seri akuzash që përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave, ka kundërshtuar masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme. Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 17 korrik ankimimin e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta kundër vendimit që e la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Seanca pritet të jetë e rëndësishme për fatin procedural të Ilir Metës, i cili prej muajsh ndodhet në qeli, prej arrestimit të tij tetorin e kaluar. Vendimi i Apelit do të përcaktojë nëse Meta do të vijojë...