Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ankesat e opozitës, justifikim për humbjen në 11 maj”/ Deputeti i PS-së, Qefalia: Do të përballen me drejtësinë…
Xhemal Qefalia, Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidat ka komentuar situatën politike në një studio televizive, duke përfshirë zgjedhjet e 11 majit. Qefalia u shpreh se afrimi i ditës së zgjedhjeve ka sjellë një rritje të tensioneve, por theksoi se fushata elektorale ka qenë e qetë dhe normale deri tani. Ai komentoi gjithashtu ankesat e opozitës, duke i konsideruar ato si një përpjekje për të justifikuar humbjen që sipas tij do të pësojnë në 11 maj. “Besoj se ankesat e fundit janë pjesë e një strategjie për të argumentuar humbjen. Ne kemi miratuar ligje për të ndaluar abuzimin me votën dhe kushdo që terrorizon qytetarët do të përballet me drejtësinë”, tha Qefalia, duke shtuar se fushata ka qenë e qartë dhe e sigurt për qytetarët....