Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Anija me 106 turistë amerikanë zbarkon në portin e Sarandës
Anija turistike “National Geographic Orion” me 106 pasagjerë, kryesisht amerikanë, këtë të martë zbarkoi në portin e Sarandës. Një anije autentike ekspeditash, “National Geographic Orion” shërben si një kamp bazë luksoz për udhëtime në Paqësorin Jugor, Azi, Mesdhe dhe rajonet polare. Turistët pas mbërritjes në port u drejtuan për të vizituar në pikat turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës. Çdo nisje e anijes “National Geographic Orion” shoqërohet nga një specialist nënujor, një instruktor fotografie i certifikuar nga “National Geographic-Lindblad”, një ekspert i fotografisë së National Geographic dhe një profesionist mjekësor me kohë të plotë.