Anija e Marinës Meksikane përplaset me urën ‘Brooklyn’, 2 viktima dhe 17 të plagosur

Anija e Marinës Meksikane përplaset me urën ‘Brooklyn’, 2 viktima dhe 17 të plagosur

Anija SHBA- Një anije e Marinës Meksikane ka goditur urën Brooklyn të New York-ut, duke shkaktuar vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Anija Cuauhtémoc me 277 persona në bord, ka goditur urën, teksa po përpiqej të kthehej mbrapsht. Sipas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, anija me një flamur të madh meksikan, godet pjesën e poshtme të urës dhe dëmton majat e saj. Kryetari i qytetit të New York-ut, Eric Adams, ka konfirmuar vdekjen e dy personave dhe ka shtuar se 17 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy që janë në gjendje kritike./ZËRI
Burimi: Zeri.ai