Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Angazhimi i FA për Emergjencat Civile, Vengu: Rreth 7 mijë trupa dhe 1 mijë mjete të angazhuara në 250 operacione
👁3956
Gjatë vitit 2024, Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë ndërmarrë qindra ndërhyrje në të gjithë territorin e vendit, duke ndihmuar banorët dhe parandaluar dëme të mëdha materiale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale shifrat e angazhimit të Forcave të Armatosura për Emergjencat Civile në vitin 2024. Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në 250 operacione të emergjencave civile, teksa janë angazhuar 6 738 trupa dhe 996 mjete. Vengu nënvizoi se, falë trajnimit të vazhdueshëm, stërvitjeve dhe modernizimit me mjete dhe pajisje, sot jemi më të përgatitur për të përballuar çdo situatë emergjente....