Andronika, princesha e denjë arbërore

Andronika, princesha e denjë arbërore

Nga: Bardhosh Gaçe Familja Kastrioti me të drejtë ka zënë një vend të gjerësishëm në historinë shqiptare, duke përcjellë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës, për shkak të luftës epike që princi i Kastriotëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu bëri kundër perandorisë më të madhe të kohës, duke e ekspozuar Shqipërinë dhe personazhin e tij ndaj konsideratës më të lartë të Evropës Perëndimore, që kishte një makth të natyrshëm, duke u rrezikuar prej pushtimit otoman, synim i shpallur që herët prej perandorisë në fjalë. Në këtë vlerësim të vëmendshëm dhe të rëndësishëm për Skënderbeun, siç dihet për princin shqiptar, janë shkruar me mijëra libra të natyrave të ndryshme; shumë personazhe të tjerë afër Skënderbeut, pjesëtarë dhe bashkudhëtarë të afërt të tij janë hijezuar apo...