Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Andon Zako Çajupi, rilindasi që kontribuo me penë dhe me vepër për çështjen kombëtare shqiptare
Nga Albert Vataj Në arkitekturën shpirtërore të kombit shqiptar, në themelin e ndërgjegjes sonë atdhetare dhe të letërsisë si instrument zgjimi e mobilizimi, figura e Andon Zako Çajupit qëndron si një majë e ndritur, e vetëtimtë dhe fshikulluese njëherazi. Nuk mund të përfytyrohet historia e Rilindjes Kombëtare pa këtë mendje të mprehtë dhe zemërzjarrtë që, përmes fjalës së gdhendur me flakën e dashurisë për atdheun dhe urrejtjes së thellë ndaj robërisë, krijoi një korpus veprash që frymëzojnë ende sot.Letërsia shqipe i ka borxh jo vetëm për zërin poetik që ia shtoi identitetit të saj, por për forcën politike që mbarti...