Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të mëdha në Seleçao

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të mëdha në Seleçao

Trajneri italian ka publikuar listën e parë të grumbullimeve të ciklit të tij, duke përfshirë 26 futbollistë për dy miqësoret e ardhshme ndaj Australisë dhe Indisë. Lista e Ancelottit përfaqëson një ndryshim të madh në Seleçao. Plot 16 lojtarë që ishin pjesë e grupit të fundit të Botërorit nuk janë më në skuadër, ndërsa tetë futbollistë janë grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Brazilit. Mes emrave të rinj spikasin Pedro Morisco, Otavio, Arthur Dias, Jair Cunha, Matheuzinho, Mauro Junior, Breno Bidon dhe Gabriel Bontempo. Në të njëjtën kohë, Ancelotti ka rikthyer disa talente që munguan në grumbullimin e fundit, si Esteveo, Andrey Santos dhe Joao Pedro. Trajneri italian ka vendosur të hapë një kapitull të ri pas zhgënjimit në Botëror, me eliminimin në...